Profili

Shoqëria “BAMI” Sh.p.k, ka zyrat qëndrore në Tiranë në rrugen e Durresit, pallati mbrapa Ring Center, Kati 1, Tirane, Albania dhe zyrën ndihmëse në Kameras, Fushë-Kruje. Ajo është krijuar me vendim gjykatë të Rrethit Tiranë me numer 21891, date 02.09.1999 dhe e regjistruar në organet tatimore me numer NIPTI: J94416206R. Shoqëria “BAMI” Sh.p.k, është liçensuar nga Ministria e Infrastruktures dhe Energjise me Liçence NZ.3607/18 date 19.02.2018 (Liçenca e Rinovuar).

Aktiviteti kryesor i shoqerisë është:

1. Ndërtimi civile dhe industriale
2. Rikonstruksione dhe mirëmbajtje
3. Ndërtime infrastrukture si rruge, autostrada, mbikalime, hekurudha, vepra arti
4. Ndërtimi i impianteve për prodhimin e energjise elektrike
5. Ndërtimi ujësjellesave dhe impjanteve të ndryshme hidrike
6. Prodhim të asfalto betoneve (konglomerat, binder, tapet)
7. Transport të produkteve të prodhuara

Duke patur një staf drejtues mjaft të kualifikuar, aktiviteti i shoqërisë nga viti në vit ka pësuar rritje, gjë e cila pasqyrohet në bilancet e dokumentuara në 10 vitet e fundit ku xhiro totale kalon vlerën e 50 milion Euro.
Stafi i kompanisë është i përbëre si më poshtë:

– Staf Inxhinier – Teknik: 20 persona
– Administrate: 7 persona
– Punetore dhe specialist të ndryshem:111 persona

Duke pasur nje aktivitet shumë të gjerë në bashkëpunojmë me shumë institucione shteterore dhe kompani private kombëtare dhe ndërkombëtare si me poshtë:

1. Autoriteti Rrugor Shqiptar ( ARRSH )
2. Fondi Shqiptar i Zhvillimit
3. Bashkia Tirane, Kruje, Durrës, Vorë, Kamez
4. Këshilli qarkut Tirane, Durrës, Shkoder, Lezhë
5. Geci
6. Kastrati
7. Fusha
8. Kupa
9. Curri
10. BE – IS
11. ANK
12. TITAN
13. Fushë Kruja Cement